MEPJ publikon shifrat: Nga janari, mbi 115 mijë shërbime konsullore online për shqiptarët jashtë vendit

Qeveria shqiptare ka ofruar mbi 115 mijë shërbime konsullore online për shtetasit jashtë vendit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka bërë publike shifrat.

“Nga 1 Janar 2022 MEPJ ka ofruar 115.873 shërbime konsullore online për shtetasit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Gjithashtu është realizuar me sukses:

Projekti ishujt në Greqi (me 1182 shërbime të ofruara për ishujt Rodos dhe Kretë dhe rrethinat e tyre);

Projekti i aplikimit në kushte shtëpie dhe spitali për Milanon, Barin, Nju Jork dhe Selanik;

Ditët konsullore në Irlandë ofruar nga Ambasada jonë në Londër;

Janar- Shtator 2022 pranë MEPJ janë proceduar 479.532 dokumente me vule apostile dhe legalizim”, shkruan Xhaçka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *