Mërgim Berisha do të përfaqësojë Gjermaninë në futbollin ndërkombëtar. Ditën e sotme ai është thirrur nga trajneri Hansi Flick për ndeshjet e marsit. I lindur në Bavari nga prindër shqiptarë të Suharekës, ishte për shumë vite në pritje të një ftese nga kombëtarja e Gjermanisë.
Flick e përfshiu atë në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet miqësore të Gjermanisë në muajin mars. Ata do të përballen me Perunë më 25 mars në miqësoren e parë, e më pas me Belgjikën më 28 mars në miqësoren e dytë.
Berisha, i huazuar në Augsburg nga klubi turk për këtë sezon, është duke shkëlqyer me tetë gola dhe katër asiste në Bundesligë.
Në një intervistë për “Br24sport” Berisha pranoi se ishte duke e pritur Gjermaninë, pavarësisht se ishte dëshpëruar që nuk ishte thirrur për Kupën e Botës 2022 në Katar.