Fituesi i “Big Brother Vip 2” Luiz Ejlli, ishte një nga personazhet protagonistë të show-t televiziv i cili me strategjitë dhe sjelljen e tij apasioni të gjithë publikun.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai ka habitur me deklaratat e tij duke u shprehur se dy shokët të cilët u prezantuan si njerëzit e tij më të afërt, Mario dhe Joni, në fakt nuk janë njerëzit më të afërt, pasi kishin kohë pa folur. E po ashtu, ai tha se Meridian Ramcajn nuk e ka shok, por thjesht të njohur.
Ky i fundit ka reaguar duke u shprehur i zhgënjyer, ndërsa ka publikuar dhe disa foto me Luizin, ku shfaqen së bashku.
Lidhur me këtë, Luizi ka zgjedhur ta ironizojë duke postuar një foto në Instagramin e tij i cili shkruan: “Karrigia më tha që njihemi prej kohësh, sepse kemi dhe foto bashkë”.