‘Merimanga’ e mikrofinancave që ka zënë në rrjetë Bankën e Shqipërisë/ Si jepte miliona euro kredi ‘Fondi Besa’ pa pasur licencë  

Vetëm pak ditë më parë “Priza.al” solli në një shkrim faktin se si bosët e institucioneve të mikrofinancave po përpiqen të ndryshojnë dhe vonojë futjen në zbatim të nj rregulloreje të Bankës së Shqipërisë.

Kjo rregullore presupozohet që të vërë një farë rregulli në tregun tashmë të dalë jashtë kontrolli të mikrokreditimit në Shqipëri.

Por duket se nisja e vendosjes së rregulloreve të tilla, bien ndesh me interesat e IFJB-ve, që vitet e fundit janë forcuar mjaftë në tregun shqiptar, por edhe e kanë hapur masivisht lojën e kredive të rreme.

Në majën e gjithë kësaj piramide, që një ditë do të shembet duke shkaktuar një tjetër greminë në ekonominë shqiptare, qëndron “Fondi Besa”.

Ky i fundit duket se e ka intensifikuar aktivitetin e tij, pikërisht tani që edhe organet e drejtësisë kanë rihapur dosjet e skandaleve të këtij “Fondi”, pas denoncimeve dhe padive të shumta.

“Priza.al” ka mësuar sot se përveç grupeve mercenare të zbritura në teren me emrin “Task Forca”, për mbledhjen me dhunë të parave të kredive, “Fondi Besa” ka nisur edhe një fushatë publicitare në disa media kombëtare dhe lokale, si për të sfumuar gjithë zhurmën që po bëhet kundër tij.

Por sot do të flasim se si ky Fond mikrokredie, i ka kopsitur si duhet punët me Bankën e Shqipërisë dhe me eprorët e saj ndër vite, duke punuar në periudha kohe të caktuar edhe pa licencë apo pa asnjë kontroll.

Si “Fondi Besa” punonte pa licencë    

“Fondit Besa” e mori licencën në mënyrë mjaft të çuditshme në vitin 2008, ndërsa ai kishte kohë që punonte pa licencë. Referuar raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, Fondi Besa aplikoi për licencë në vitin 2007. “Gjatë vitit 2007 është paraqitur kërkesa nga Fondi “BESA” për marrjen e licencës si subjekt jo bankë”,- thuhej në raportin vjetor të BSH-së.

Por ky Fond edhe pa e marrë licencën, nuk është ndalur apo penguar të ofronte shërbime të ndryshme financiare madje edhe kredi që atëherë ishin jashtë vëmendjes dhe mbikëqyrrjes së BSH-së.

“Fondi Besa” e ka marrë licencën në fund të vitit 2008, por me manovra. “Në vitin 2008 shoqëria aksionere ‘Fondi Besa sh.a.’, u pajis me licencën nr. 10, datë 26.12.2008, si subjekt jobankë për ushtrimin e veprimtarive financiare të parashikuara nga ligji për bankat”,- thuhet në raportin vjetor të BSH-së të këtij viti.

Pra nga fundi i vitit 2007 e deri në dhjetor të 2008-ës, “Fondi Besa” nuk ka pasur licencë. Por nëse hapim raportin vjetor të “Fondit Besa” për vitin 2008, del qartë se mungesa e licencës nuk e ka ndalur të japë kredi. Vetë kreu i Fondit, Bajram Muçaj, në parathënien që ka shkruar aty tregon qartë se, ky fond ka gjeneruar të ardhura edhe pse licenca ishte në proces shqyrtimi.

“‌Viti‌ ‌2008‌ ‌dëshmoi‌ ‌një‌ ‌zhvillim‌ ‌të‌ ‌qëndrueshëm‌ ‌dhe‌ ‌të‌ ‌suksesshëm‌ ‌të‌ ‌aktivitetit‌ ‌të‌ ‌Fondit‌ ‌Besa.‌ ‌Kjo‌ ‌reflekton‌ ‌një‌ ‌kombinim‌ ‌të‌ ‌shkëlqyer‌ ‌të‌ ‌përpjekjeve‌ ‌të‌ ‌gjithë‌ ‌aktorëve;‌ ‌Bordit‌ ‌Drejtues,‌ ‌stafit‌ ‌të‌ ‌talentuar‌ ‌e‌ ‌profesional‌ ‌dhe‌ ‌mbështetjes‌ ‌shumë‌ ‌të‌ ‌rëndësishme‌ ‌të‌ ‌donatorëve.‌ Një‌ ‌nga‌ ‌sfidat‌ ‌prioritare‌ ‌gjatë‌ ‌vitit‌ ‌2008‌ ‌ka‌ ‌qenë‌ ‌ndryshimi‌ ‌institucional,‌ ‌në‌ ‌përputhje‌ ‌me legjislacionin‌ ‌shqiptar.‌ ‌Kurorëzimi‌ ‌i‌ ‌këtij‌ ‌transformimi‌ ‌ishte‌ ‌marrja‌ ‌e‌ ‌licencës‌ ‌nga‌ ‌Banka‌ ‌e‌ ‌Shqipërisë,‌ ‌gjë‌ ‌e‌ ‌cila‌ ‌e‌ ‌bën‌ ‌Fondin‌ ‌Besa‌ ‌më‌ ‌atraktiv‌ ‌në‌ ‌tregun‌ ‌e‌ ‌kapitaleve.‌ ‌Paralelisht‌ ‌me‌ ‌ndryshimet‌ ‌institucionale,‌ ‘Fondi‌ ‌Besa’ ‌ka‌ ‌vazhduar‌ ‌punën‌ ‌për‌ ‌zhvillimin‌ ‌dhe‌ ‌zgjerimin‌ ‌e‌ ‌aktivitetit‌ ‌të‌ ‌tij‌ ‌financiar.‌ ‌Ky‌ ‌vit‌ ‌u‌ ‌karakterizua‌ ‌nga‌ ‌rritja‌ ‌e‌ ‌qëndrueshmërisë,‌ ‌përmirësimi‌ ‌i‌ ‌treguesve‌ ‌financiarë‌ ‌dhe‌ ‌zgjerimi‌ ‌i‌ ‌zonës‌ ‌së‌ ‌ndërhyrjes‌ në‌ ‌zona‌ ‌të‌ ‌reja‌ ‌urbane‌ ‌dhe‌ ‌gjysmë-urbane.‌ ‌Gjatë‌ ‌vitit‌ ‌2008‌ ‘‌Fondi‌ ‌Besa’‌ ‌rezulton‌ ‌me‌ 11,340‌ ‌kredi‌ ‌aktive,‌ ‌me‌ ‌një‌ ‌outstanding‌ ‌rreth‌ ‌40.74‌ ‌milion‌ ‌$USD.‌ ‌Viti‌ ‌2008‌ ‌shënon‌ ‌gjithashtu‌ ‌edhe‌ ‌numrin‌ ‌total‌ ‌prej‌ ‌45,780‌ ‌kredi‌ ‌të‌ ‌disbursuara‌ ‌me‌ ‌një‌ ‌shumë‌ ‌totale‌ ‌prej‌ ‌220‌ ‌milion‌ ‌$USD”,- thuhet në raportin e “Fondit Besa”.

Pra vërtetohet qartë se ky fond ka bërë namin, edhe pse licenca është dhënë në dhjetor të vitit 2008. A duhet të mbajë dikush përgjegjësi? Ish-guvernatori Ardian Fullani mbylli sytë ndaj këtij skandali, por të njëjtën gjë po bën dhe Gent Sejko.

“Fondi Besa” është përfshirë sërish kohët e fundit nga një valë skandalesh dhe abuzimesh që kanë hedhur në tokë reputacionin dhe emrin e mirë të këtij institucioni, por asnjë reagim nuk ka ardhur deri tani nga Banka e Shqipërisë, ashtu si edhe në rastet e tjera.

Skandali

“Fondi Besa” e mori licencën më 26 dhjetor 2008, por në raportin vjetor, drejtori i fondit, Bajram Muça, atë kohë fliste për një plan investimesh referuar vitit 2009. Ku e dinte ai që BSH-ja do e licenconte?

“Në‌ ‌mbyllje,‌ ‌do‌ ‌dëshiroja‌ ‌t’ju‌ ‌siguroja‌ ‌se‌ ‌‘Fondi‌ ‌Besa’‌ ‌do‌ ‌ti‌ ‌kushtojë‌ ‌të‌ ‌gjithë‌ ‌burimet‌ ‌e‌ ‌tij‌ ‌financiare‌ ‌dhe‌ ‌intelektuale‌ ‌përballimit‌ ‌të‌ ‌sfidave‌ ‌të‌ ‌vitit‌ ‌2009,‌ ‌drejt‌ ‌zhvillimit‌ ‌të‌ ‌mëtejshëm ‌të‌ ‌aktivitetit,‌ ‌në‌ ‌mbështetje‌ ‌të‌ ‌hapësirave‌ ‌të‌ ‌sipërmarrësve‌ ‌të‌ ‌vegjël‌ ‌për‌ ‌vetëpunësimin,‌ ‌krijimin‌ ‌e‌ ‌vendeve‌ ‌të‌ ‌reja‌ ‌të‌ ‌punës,‌ ‌zbutjen‌ ‌e‌ ‌varfërisë‌ ‌në‌ ‌Shqipëri‌ ‌si‌ ‌dhe‌ ‌në‌ ‌mbështetje‌ ‌të‌ ‌zhvillimit‌ ‌ekonomik‌ ‌të‌ ‌vendit. Duke‌ ‌falënderuar ‌të‌ ‌gjithë‌ ‌ata‌ ‌që‌ ‌kanë‌ ‌ndikuar‌ ‌dhe‌ ‌mbështetur‌ ‌zhvillimin‌ ‌institucional‌ ‌të‌ ‌Fondit‌ ‌Besa,‌ ‌zhvillim i‌ ‌cili‌ ‌do‌ ‌të‌ ‌japë‌ ‌impakte‌ ‌social-ekonomike‌ ‌gjithnjë‌ ‌e‌ ‌më‌ ‌të‌ ‌mëdha‌ ‌në‌ ‌vazhdimësi”,- do të deklaronte Bajram Muçaj atë vit.

Vijon…

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *