Një debat i ndezur në Prime, ka rezultuar në një puthje romantike. Ilnisa dhe Meritoni mes lotësh dhe disa orëve debatesh, kanë mundur më në fund të gjejnë gjuhën e përbashkët.
E nisur si një puthje lamtumire, pasi dukej se taktikat e tij nuk po funksiononin për të qetësuar xhelozinë e Ilnisës për raportin e tij me Riken, duket se fati ka qenë në anën e Meritonit, pasi çifti është pajtuar më në fund.