Në kërkim të një Championsi prej kohësh, por as Juventusi dhe PSG nuk kanë arritur ta fitojnë. Kjo ishte një ndër arsyet pse Juventusi e bleu CR7-ën nga Real Madrid në vitin 2018. Nga ana tjetër, Icardi ishte shumë pranë kalimit te bardhezinjtë në vitin 2019 përpara se të kalonte në kryeqytetin francez nga Interi.
Por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe të dy lojtarët janë pjesë e objektivave të “Zonjës së Vjetër” dhe nënkampionëve të Ligës 1.
Në fund të një bilanci jo të mirë dhe me objektiva të edicioneve të fundit të paarritura, kjo dyshe mund të lëvizë sërish, duke tronditur tregun e transferimeve.
/Priza.al/