Ende pa rinovuar dhe në qendër të merkatës verore të ‘big’-ëve, Kylian Mbappe është rikthyer të stërvitet me shokët e skuadrës.
Reali i Madridit është në prag dhe pret zhvillimet për yllin francez, i cili duket i joshur shumë nga oferta spanjole. Ai shpreson që drejtuesit e Paris SG ta lënë të lirë për t’u vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti.
Në rast mungese të rinovimit a shitjes, Mbappe rrezikon të largohet falas vitin e ardhshëm, ndërkohë që këtë verë për të sheikët do të përfitonin rreth 150 mln. euro.
Paralelisht, Leonardo, drejtori sportiv i Paris SG ka piketuar dy blerjet e radhës, për të plotësuar vendin e lënë bosh nga largimi i mundshëm i Mbappe.
Cristiano Ronaldo është emri i parë në listë, një tentativë që përfshin edhe Mauro Icardin, si mjet shkëmbimi, ndërsa po merr edhe më shumë formë ideja për të afruar në kryeqytet edhe Pol Pogba.
/Priza.al/