Merkel jep lamtumirën, por ka një kërkesë për gjermanët…

Kancelarja Angela Merkel ka mbajtur fjalimin e saj të fundit në parlamentin gjerman. Gjatë fjalës së saj ajo i ka kërkuar gjermanëve që të votojnë për kandidatin e partisë së saj mbi rivalin e qendrës së majtë.

Merkel do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve federale më 26 shtator. Ajo ka paralajmëruar një koalicion mes Die Linked dhe partisë Socialdemokraten (SPD) dhe të Gjelbrit.

“Ajo që është në rrezik janë vendimet e vërteta ekonomike dhe të lidhura me taksat që do të përcaktojnë të ardhmen e vendit tonë, numrin e vendeve të punës,” tha Merkel, duke shtuar se Armin Laschet i Unionit të saj Kristian Demokratik (CDU) ishte i vetmi kandidat i aftë për të formuar një qeveri të moderuar që do të udhëheqë vendin në të ardhmen.

Laschet është “fundosur” në mënyrë dramatike javët e fundit, me një sondazh të publikuar të martën duke parashikuar që CDU të bjerë nën 20% për herë të parë në historinë e Gjermanisë së pasluftës. SPD, e kryesuar në këtë fushatë nga zëvendëskancelari dhe ministri i financave, Olaf Scholz, po kryeson sondazhet me rreth 25%.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *