Angela Merkel pas zgjedhjeve është në post në mënyrë komisare, për aq kohë sa do të krijohet qeveria e re. Një limit kohor për këtë fazë nuk ka. Teorikisht Angela Merkel pra mund të jetë në post deri për Krishtlindjd. Pas 17 dhjetorit 2021 ajo do të arrinte kësisoj edhe rekordin e kohës në detyrë si kancelare duke etejkaluar edhe Helmut Kohl-in. Ky rekord do të ishte 5869 ditë.
Kompetencat e pushtetit të kancelares pas zgjedhjeve
Pas zgjedhjeve Angela Merkel lejohet të vazhdojë përkohësisht ushtrimin e detyrave. Ndër këto detyra bën pjesë edhe çështje të personelit. Pra ajo – teorikisht – mund të emërojë ose të shkarkojë ministrat.
Takimet e planifikuara për kancelaren gjithashtu duhet të realizohen. Sepse kaq shpejt nuk mund të krijohet qeveria e re. Ndaj me gjasë p.sh. Merkel do të shkojë edhe në takimin e fuqive kryesuese ekonomike, në samitin e G20 në fund të tetorit në Romë.
Kancelarja nuk lejoeht që të gjitha dhuratat që ka marrë gjatë kohës në këtë post t’i çojë në shtëpi. Kjo ndalohet nga ligji i ashtuquajtur i ministrave. Dhuratat ajo i ka marrë si kancelare dhe jo si personi Merkel. Ndaj të gjitha dhuratat inventarizohen dhe janë pronësi e shtetit. Po ashtu edhe tavolina e punë, karrikja dhe veprat e artit, që shteti ka vënë në dispozicion gjatë mandatit të saj, i mbeten shtetit.
Por Angela Merkel lejohet që kabinetin e deritanishëm të vazhdojë ta përdorë, derisa të jetë zgjedhur kancelari apo kancelarja tjetër.
Zgjedhja është detyrë e Bundestagut të ri që është zgjedhur, i cili me propozimin e presidentit zgjedhje pasuesin ose pasuesen e Merkelit.
Parlamenti i ri
Bundestagu i ri i dalë nga zgjedhjet duhet që të mblidhet në seancën konstituuese më e vonta 30 ditë pas votimeve, Kjo është e parashikuar në nenin 39 të ligjit themelor
Sapo të shpallet rezultati përfundimtar zyrtar nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve dhe janë përcaktuar emrat e të gjithë deputetëve të rinj, montuesit e administratës së Bundestagut fillojnë të montojnë rishtas poltronët (ulëset) e deputetëve në sallën plenare.
Bisedimet e koalicionit për krijimin e qeverisë
Kapitulli më i vështirë pas zgjedhjeve janë bisedimet për koalicion. Për këtë nuk ka një afat kohor të ëprcaktuar nga ligji. Pjesëmarrësit e dinë këtë dhe negociojnë çdo detaj për ndarjen e pushtetit. Në bisedime temat kanë të bëjnë me objektivat e partisë, personat për postet ministrore dhe marrëveshja e koalicionit.
Bisedimet e koalicionit i hapin kandidatët kryesorë të partive, që kanë marrë votat më të shumta në zgjedhje. Në shumicën e rasteve kandidati kryesor është njëkohësisht edhe kandidati për kancelar, i cili ka të drejtë të përcaktojë se me cilat parti do të krijojë qeverinë.
Bisedimet për koalicion shpesh zgjasin shumë, ndaj shumica e partive gjatë kongreseve të tyre i pyesin anëtarët, se për cilën parti janë dakord ta kenë partnere koalicioni. Mund të zgjasë me muaj derisa të krijohet një koalicion.
Zgjedhja e kancelarit
Presidenti si përfaqësuesi më i lartë i Gjermanisë mbi bazën e raporteve të mazhorancës në parlamentin e ri propozon personin, që ka shanset më të mëdha për t’u mbështetur nga deputetët, për postin e kancelarit. Për këtë janë parashikuar deri në tre raunde votimesh në parlament.
/Burimi: DW/