Një makinë ka marrë flakë pasditen e sotme në Tiranë.
Mësohet se makina tip ‘Audi’ ka marrë flakë në ecje në rrugën Petrela, ndërsa shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një defekt në mjet.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Me datë 10.01.2023, në rrugën “Reshit Petrela”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin G. Ll., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.