Një banesë ka marrë flakë në fshatin Shkallnur të Durrësit.
Burime për median bëjnë me dije se si pasojë e flakëve është dëmtuar çatia dhe mjedise të banesës. Mësohet se në vendngjarje ndodhen forca të zjarrfikëse dhe dëmet materiale janë të shumta.
Policia ka nisur hetimet ku punon për shkaqet e zjarrit.