Një banesë në Fier është përfshirë nga flakët këtë mesditë.
Mësohet se si pasojë e flakëve janë djegur vetëm orenditë shtëpiake dhe nuk ka të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Fier / Informacion paraprak
Rreth orës 13:50, lagjen “1 Maj”, Fier, në banesën e shtetasit V. N., ka rënë zjarr ku për pasojë janë djegur orenditë shtëpiake. Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.