Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të martë në Vlorë.
Burime për median bëjnë me dije se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati, në pronësi të shtetasit Tare Sejdiut. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Rilindja’, ku se fatmirësisht me ndërhyrjen e zjarrfikësve i moshuar i cili ndodhej në banesë është shpëtuar.
Ndërkohë, si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht kuzhina.