Merr flakë dy herë brenda pak orësh, kush ia vuri zjarrin xhamisë në Bulqizë?

Një xhami në Bulqizë është përfshirë nga zjarri dy herë brenda pak orësh ditën e sotme ndërsa dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, por pavarësisht kësaj nuk është identifikuar asnjë autor deri tani.

Ata që kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen kanë qenë banorët besimtarë përreth, të cilët janë alarmuar pasi kanë parë tymin në xhami. Ndërhyrja e tyre në kohë ka mundësuar shuarjen e zjarreve në institucionin fetar ndërsa kryemyftiu i Bulqizës Sejdin Strazimiri tha se përderisa zjarri është shfaqur dy herë brenda pak orëve, tregon se ato janë të qëllimshëm.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim kush është autori apo autorët. Nuk kemi konflikte apo probleme me askënd. Kërkojmë nga strukturat shtetërore zbardhjen e ngjarjes”, tha Strazimiri.

Godina nuk është legalizuar për shkak të problemeve me pronësinë dhe për myftiun e qytetit është një humbje e madhe që institucioni nuk mund të shfrytëzohet më për edukimin e të rinjve. Ky institucion deri në  vitin 2005 shërbeu si medrese. Edhe pesë vjet më vonë xhamia shërbeu si qendër trajnimi për kurse të ndryshme dhe qendër kulturore.

Pas vitit 2010 objekti u amortizua dhe Myftinia Bulqizë kërkoi legalizimin e truallit, për të ndërtuar një xhami të re, me ndihmën e donatorëve të huaj. Ngjarja e fundit, e para e këtij lloj në këtë qytet, ka ngjallur indinjatë te besimtarët e zonës.

Sipas tyre kjo xhami ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit në nevojë. Ata kërkojnë ngjarje të tilla të ndalen dhe autorët të vihen para ligjit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *