Një kamion është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Dyshohet se mjeti në pronësi të shtetasit me iniciale G.K., të ketë marrë flakë për shkaqe aksidentale.
Mësohet se nuk ka dëme në njerëz por vetëm ato materiale.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 24.07.2022, rreth orës 14:40, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K., i cili ka qenë në lëvizje. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.