Një automjet ka marrë flakë në Rrugën e Kavajës, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Policia e Tiranës bën me dije se bëhet fjalë vetëm për dëme materiale.
Dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik që ka shkaktuar zjarrin. Makina ishte parkuar pranë një pallati 3 katësh, banorët e pallatit janë evakuar për momentin.