Një makinë ka marrë flakë paraditen e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë.
Mësohet se mjeti është përfshirë i teri në flakë.
Sakaq, nuk ka pasur persona të lënduar.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 26.04.2022, rreth orës 09:10, në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtuese shtetasen E. D., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.