Një automjet është mbuluar nga flakët në një lagje të Durrësit, pasi kishte një defekt të brendshëm. Pasojat e zjarrit shënuan vetëm dëme materiale.
Zjarri që mbuloi automjetin e parkuar në një parkim privat ne lagjen nr. 4 të Durrësit u shkaktua nga një defekt ne sistemin elektrik të makinës.
Fatmirësisht nuk raportohen te lënduar por vetëm dëme materiale.
Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.