Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën Vlorë -Kaninë.
Mësohet se shkak për këtë incident të ketë qenë një defekt teknik, si dhe raportohet vetëm për dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:05, në aksin rrugor Vlorë-Kaninë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. N. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.