Një automjet u përfshi nga flakët këtë të premte në autostradën Tiranë-Durrës. Burime për mediat bëjnë të ditur se paraprakisht, shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një defekt teknik.
Nga zjarri fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa për shuarjen e flakëve, në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja dhe po punohet për shuarjen e zjarrit.