Një automjet është shkrumbuar këtë të enjte në Qafën e Muzinës, Gjirokastër.
Dyshohet se makina ka marrë flakë nga një defekt në sistemin elektrik ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi.
Mësohet se mjeti është djegur totalisht, ndërsa gjendja shëndetësore e shoferit ende nuk është bërë i ditur.
Si pasojë e ngjarjes është krijuar radhë e gjatë trafiku në aksin Gjirokastër-Sarandë.