Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës, pranë TEG.
Mësohet se mjeti furgon tip “Benz” me targa AB 759 BB ka qenë duke lëvizur te rruga e TEG kur është përfshirë nga flakët.
Fillimisht ka pasur shtëllunga tymi dhe shoferi ka arritur të dalë nga mjeti, më pas kanë shpërthyer flakët. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa janë njoftuar dhe forcat zjarrfikëse.