Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje në autostradën Fier-Vlorë. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:10 Burime zyrtare nga polica bënë me dije se ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin A. K, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.