Nënstacioni numër 2 i energjisë elektrike në ish-Metalurgjikun e Elbasanit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:25.
Burime për median bëjnë me dije se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i transformatorit që shërben për furnizimin me energji elektrike.
Mësohet se kanë qenë të shumta forcat e zjarrfikëset ato që bënë të mundur shuarjen e flakëve, pasi zjarri ka qenë i përmasave të mëdha. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar.