Një banesë në Gjirokastër është përfshirë nga flakët.
Mësohet se në banesën e të shtetasit me iniciale K.H., ka pasur vetëm dëme materiale
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:45, jemi njoftuar se në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. H., i cili jeton në Greqi.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.