Një restorant është përfshirë nga flakët këtë mesditë në zonën e plazhit, Durrës.
Burime për median bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Mësohet se policia dhe zjarrfikësit janë nisur me urgjencë në vendngjarje.
Ndërkohë grupi i punës po heton shkaqet e zjarrit që ka përfshirë këtë restorant në zonën bregdetare.