Merr flakë shtëpia në Lushnjë, nuk ka të lënduar

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditën e sotme në Lushnjë. Bëhet me dije se shtëpia ka marr flakë në lagjen “18 Tetori”, ndërkohë që dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Shtëpia është shkrumbuar e gjitha, por mësohet se ka qenë e pabanuar prej kohësh pasi familjarët jetojnë në emigracion. Nga zjarri nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur vendosjen nën kontroll të flakëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *