Merr fund dilema/ Zbulohet kush do të jetë prezantuesja e “Big Brother VIP”

 

Prej kohësh është bërë e ditur se “Big Brother Vip” do të rikthehet.Pas një pauze katër-vjeçare, “Big Brother” do të filloj me protagonist të cilët janë fytyra publike.

Dy emrat më të përfolur për prezantimin e Big Brother VIP janë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.
“Prive” ka mësuar nga burime të sigurta pranë Top Channel, se moderatorja e këtij programi që pritet të nisë së shpejti do të jetë Arbana Osmani.

Moderatorja do të rikthehet pas katër vitesh mungesë në krye të “Big Brother”. Formati, këtë vit vjen me një ndryshim themelor: pjesëmarrës do të jenë vetëm personazhe të famshëm shqiptarë, që do të bashkëjetojnë për 100 ditë në kushte të jashtëzakonshme, larg jetës së tyre të përditshme.

“Big Brother Vip” do të zhvillojë edicionin e parë në studion “Nova”, krijuar enkas për spektakle të këtij lloji disa vite më parë.

“Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar larg komoditeteve të jetës së përditshme”, thuhej në njoftimin e produksionit.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *