Avokatët e Elbasanit dhe të Korçës, janë rikthyer sot në seancat gjyqësore për zhvillimin e masave të sigurisë, pas mbarimit të afatit 10-ditor të bojkotit të tyre kundër hartës së re gjyqësore.
Mësohet se Dhoma Kombëtare e Avokatisë do mblidhet sërish për të vendosur në lidhje me seancat gjyqësore. Kujtojmë se harta e re gjyqësore do të sjellë në vend do të ketë një Apel kombëtar nga 6 që janë aktualisht.
Ndërsa gjykata të shkallës do të jenë 13 nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.