Merr fund miqësia mes Nitës dhe Diolës? Ish-banorja zbulon si qëndron e vërteta

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-banorja e “BBV2” Diola Dosti, ka folur në lidhje me miqësinë që krijoi me banoren tjetër Nita Latifi dhe për zërat se shoqëria e tyre është prishur.

Ajo tregoi se të dyja janë shumë të angazhuara dhe se nuk janë takuar. Diola u shpreh më tej se “banorët duhet të qetësojnë gjakrat mes tyre” pas daljes nga BBV.

“Nuk jemi takuar, nuk kemi folur më me njëra-tjetrën. Edhe ajo ka angazhimet e veta, unë kam më shumë angazhime se jam nënë e tre fëmijëve. Bëra dhe një status para ca kohësh se më kishin përfolur dhe thashë për mua tashmë “Big Brother” ka mbaruar, tashmë për mua ka vetëm biznes Brother”. Tani vazhdoj vetëm pjesën e punës. Ne i jemi falenderues produksionit të TCH, ka qenë një trampolinë për të gjithë ne. Por është e mira të qetësojmë gjakrat”, tha Diola.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *