Moti ditën e mërkurë pritet të jetë i vranët deri në orët e mesditës.
Meteorologët parashikojnë se në relievet malore do të ketë vranësira të dendura, si dhe priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek.
Temperaturat parashikohen:
- në zona malore 5 deri 19°C
- në zona e ulëta 6 deri 25°C
- në zona bregdetare 12 deri 25°C