Merr kthesën moti, ja si do jetë fundjava

Ditën e sotme moti në vend ka qenë i kthjellët dhe i ngrohtë. Sakaq, pritet që dhe ditën e nesërme të jetë pjesërisht i kthjellët por i ngrohët. Moti pritet të sjellë surpriza ditën e diel, pasi do të ketë reshje shiu.

Pritet që ditën e diel, temperaturat të bien në 4 gradë, në mëngjes dhe në mesditë.

Ndërkohë, moti do të stabilizohet në temperatura mjaft të larta në ditët e fundit të muajit Prill.

Meteorologia Tanja Porja bën me dije se edhe muaji maj do të jetë njësoj i paqëndrueshëm.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *