Kryetarja e Komitetit të Eskpertëve, Mira Rakacolli njoftoi ditën e sotme masat e reja anti covid në Shqipëri. Me datë 1 shtator të gjithë personat që futen në Shqipëri duhet të karantinohen 10 ditë. Vaksinimi i detyrushëm do të bëhet për studentët, arsimtarët dhe zyrtarët. Studentët duhet të paraqesin pranë shkollave provat që kanë kryer vaksinimin ose kanë bërë testin PCR që i lejon më pas ato të futen brenda auditoreve.
Ora policore nga 1 shtatori do të jetë 23:00 me 06:00 të mëngjesit. Maska kërkohet në ambientet e mbyllura në rast të kundërt qytetarët që nuk i zbatojnë rregullat do të përballen me penalitetet të cilat do të nisin pas 30 shtatorit.
MASAT QË FUTEN NË FUQI NGA 1 SHTATORI:
Rakacolli: Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi ndjekur dinamikën në Shqipëri, rajon dhe botë. Sic është vënë re, indikatorët gjatë kësaj jave kanë treguar një tendencë përkeqësimi.
Nga 86 për 100 mijë banorë ka shkuar në 300. Duke analizuar shkaqet kemi menduar që të marrim masa që parandalojnë përkeqësimin:
-Nga 1 shtator ora policore do të shkojë 23:00 deri në 6:00.
-Nga data 6 shtator ato që duten në Shqipëri duhet të plotësojnë, të paraqesin pasaportën e vaksinimit, të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve, ose të kenë provë të kalimit të covid. Kjo është e vlefshme dhe për ata që kalojnë tranzit. Fëmijët që janë 6 vjec nuk duhet ti zbatojnë këto rregulla.
-Duhet të izolohen 10 ditë ato që vijnë nga jashtë.
-Ka vendosur rekomandimin për vaksinimin e detyruar duke filluar nga mjekësia, studentët dhe zyrtarët. Arsimtarët dhe studentët duhet të kryejnë vaksinimim dhe të dorëzojnë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-albania. Ata që nuk e kanë duhet të paraqesin testin PCR.
-Studentët duhet të bëjnë vaksinim brenda muajit shtator që të kryejne procesin në auditor. Penaliteti për PCR fillon pas datës 30 shtator.
-Në aeroporte do të futen vetëm ato që udhetojnë, jo familjarët. Me maska dhe rregulla.
-Në fuqi mbetet përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura.
-Në institucionet mjekësore nuk do futen familjet e personave të shtruar
-Vazhdon do mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendrat tregtare, supermarketet, transport publik. Në të gjitha rastet kur nuk zbatohen masat do zbatohen penalitete. Individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën 3 mijë lekë për herë të parë dhe në rast përsëritës 5 mijë lekë. Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e ISHP masa e penaliteteve shkon nga 100 mijë deri në 700 mijë. Bëjmë thirrje për rendje drejt vaksinimit që situata të përmirësohet.
/Priza.al/