“Merreni pengun”/ Noka ‘shpërthen’ ashpër në Kuvend: Komisioni i Rithemelimit, organi i vetëm vendimmarrës i partisë

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka marrë fjalën në seancën e sotme parlamentare ku shpërtheu në akuza kundër kryetarit të Partisë Demokratike dhe ka patur debate me kryetaren e Parlamentit Lindita Nikollën.

Ai u shpreh se Komisioni  Rithemelimit të Partisë Demokratike është i vetmi organ legjitim në PD që mund të marrë vendime.

Debati:

Flamur Noka: Zonja kryetare e Kuvendit, megjithëse nga kolegët u informova nga kolegët, ju jeni e pafajshme sepse keni zbatuar urdhrin e shoqatës së bravave e llozave të blinduara me katraz. Në këtë mënyrë ju mendoni se do të fusni në thes opozitën, zërin opozitar do ta shuani dhe mendoni që pluralizmin do ta kontrolloni. Deputetët nuk janë peng, pavarësisht se ju keni marrë kreun e shoqatës së bravave peng. Nuk mundet tua caktojë përkatësinë askush tjetër përveçse atyre demokratëve që i kanë zgjedhur e i kanë votuar. Ju kujtoj se Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka marrë vendime dhe në shkresën që ju kemi përcjellë janë vendimet, është shkarkuar dhe deri më 22 mars, Partinë Demokratike e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit të ngritur nga ky Kuvend. është marrë dhe vendimi për një Referendum, ju ka ardhur shkresa me vulë. Ju kominkoj për sëri, ka vetëm një Kuvend të ligjshëm, çdo dokument që ju vjen nga shoqata e bravave e shulave është nul. Pengut mund t’ja ndërtoni bunkerin edhe këtu, por…

Lindita Nikolla: Mbaroi koha, rregullorja më përcakton kufijtë se si unë i procedoj gjërat, unë sot bëra atë që më thotë rregullorja, atë që grupi parlamentar të PD-së më ka përcjellë, kaq

Flamur Noka: (nuk kuptohet)

Lindita Nikolla: E përmendët ju më herët emrin tim

Flamur Noka: Jo, por…

Lindita Nikolla: Ju lutem nuk kam asnjë kundërargument për ju.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *