Merret në pyetje nga prokuroria ministrja në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është paraqitur në Prokurorinë Speciale për intervistim, sipas raportimeve të mediave në Prishtinë.

Ministrja u fiksua nga kamerat duke hyrë në objektin e Prokurorisë, e që sipas mediave, intervistimi i saj lidhet me rastin e ish-Kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqin, ndaj të cilit tashmë ka aktakuzë.

Gazeta Express ka dërguar pyetje tek Prokuroria Speciale për të konfirmuar intervistimin, mirëpo deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *