Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 25 vite burgim Urim Hysenin, i cili akuzohet për vrasjen e nënës së tij në mënyrë mizore.
Shpallja e këtij aktgjykimi është bërë të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova.
Më 14 prill 2023, Policia e Kosovës kishte konfirmuar se një person dyshohet se e ka vrarë nënën e tij në Pejë. Më 11 maj i ishte vazhduar edhe për dy muaj paraburgimi Hysenit.