Merret vendimi/ Kur do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e FSHF-së, ja kandidatët

Gara për “ekipin” që do të drejtoj futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme është futur në pjesën e “nxehtë”, është periudhë fushate.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në mbledhjen e tij të datës 21.01.2022 në bazë të kompetencave që i jep Statuti i FSHF-së, vendosi të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, që do të zhvillojë punimet më datë 02.03.2022, ora 10:00 në selinë e FSHF te “Shtëpia e Futbollit” në Tiranë.

Në këtë mbledhje anëtarët e Komitetit të Ekzekutiv të FSHF përcaktuan dhe miratuan edhe rendin e ditës së punimeve të Asamblesë.

Në garën për president pritet të jenë Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *