Pedagogët do të vijojnë bojkotin e mësimit, pa afat. Ky ka qenë vendimi që morën sot pedagogët në protestën e zhvilluar para univeristetit Politeknik të Tiranës.
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve deklaroi se çdo ditë para Universitetit Politeknik të Tiranës do të zhvillohet protesta duke bojkotuar në këtë mënyrë edhe mësimin. Kovaçi pohoi se rektorët duhet t’i bashkohen protestave, pasi në të kundërt do të marrin turpin me vete.
“Çdo ditë në orën 10, duke nisur nga dita e nesërme. Rrethet do të vijojnë bojkotin në ambientet e tyre. Ne i kemi bërë thirrje rektorëve që të ndihen në lartësinë detyrës dhe të mbajnë qëndrim për protestën. Nëse rektorët s’do të mbajnë një qëndrim reflektar ndaj kësaj protestës do të marrin turpin me vete. Shpresojnë që të bashkohen me rektoratin. Asambletë e fakulteteve mblidhen për të vendosur mbi qëndrimin tonë. Ai mendon se njerëzit mund të vijnë pas meje dhe bën shantazhe përmes disa portaleve. Ai se ka me mua, por sheh portalet. Unë them; hajde ulemi. ti lëmë gjërat, raportet personale. Të shtrohemi në tavolinë dhe mund të diskutojmë, pasi nuk janë ultimatume, por t’i diskutojmë kërkesat. Nuk ma shantazhon dot kush.”, tha Kovaçi./bw