Merret vendimi për Zherom Boateng, dënim model pas dhunës ndaj ish të dashurës

Nuk ka falje për Zherom Boateng, Ish-mbrojtësi i përfaqësueses gjermane ka dalë si palë e dënuar nga gjyqi me ish të dashurën e tij, e cila e akuzonte se kishte përdorur dhunë dhe forcë fizike ndaj saj në periudhën kur kishin qenë në një marrëdhënie bashkë.

Në një gjyq ku të dy palët nuk kanë kursyer akuzat ndaj njëra-tjetrës, Boateng ka kërkuar pafajësinë e plotë duke i cilësuar trillime. Por në fund, gjykata e ka cilësuar atë fajtor se ka ushtruar dhunë ndaj Sherin Senler, me të cilën Boateng ka edhe dy binjake 10-vjeçare. Dëshmia e saj tregonte se si gjatë një nate kur ishin me pushime, Boateng e kishte goditur me forcë me grushte, më pas me një mbajtëse akulli dhe e kishte pështyrë me gjak në fytyrë.

Futbollisti është shpallur fajtor dhe do të detyrohet të paguajë një dëmshpërblim të majmë, prej 1,8 milionë eurosh. Gjykata ka përllogaritur të ardhurat e tij ditore në 30 mijë euro dhe ka vendosur që ai t’i paguajë 60 ditë të ardhura ish-partneres së tij. Gjithsesi, Boateng të paktën i ka shpëtuar burgut, pasi akuza kërkonte për të 1 vit e gjysmë pas hekurave.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *