Ditën e mërkurë vendi do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme. Parashikohet të mbizotërojnë vranësirat si dhe orët me diell. Në mbrëmje pritet të ketë kthjellime.
Në bregdet reshjet do të jenë të pranishme në intensitet të ulët e lokalisht mesatar kryesisht në orët e mëngjesit. Gradualisht do të spostohen drejt juglindjes dhe në mbrëmje do të ndërpriten në të gjithë vendin.
Sipas SHMU era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.