Prokuroria e Tiranës ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë me agjentë të infiltruar te Spitali i Traumës, ku në pranga ra mjeku Fitim Marku.
Prokuroria bën me dije se në pranga kanë rënë dhe një mjeke së bashku me infermieren, pasi ka rezultuar se të tre këta shtetas merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave pranë spitalit.
Njoftimi i prokurorisë:
Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’.
Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:
F.M., me profesion mjek reanimator;
K.B. me detyrë infermiere; dhe
S.B., me detyrë mjeke.
Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni.