Merrnin shtëpi me qera dhe i kthenin në sera për kanabis, “shkërrmoqet” banda e cila drejtohej nga shqiptarët në Spanjë

Goditet një tjeër bandë e trafikimin të drogës në Spanjë. Këtë herë Policia Kombëtare e Paternës ka arrestuar nëntë anëtarë të një grupi kriminal.

Anërët të grupit merrnin shtëpi me qera dhe i kthenin në sera të kultivimit të kanabisit në provincën e Valencias.

Operacioni antidrogë ka rezultuar gjithashtu në sekuestrimin e afro 4000 bimëve marijuanë dhe një numri të madh pajisjesh që trafikantët përdornin për të përshpejtuar kultivimin.

Pas një hetimi të mundimshëm nga Njësia për Drogën dhe Krimin e Organizuar (Udyco) të Policisë Kombëtare të Paternës, agjentët regjistruan tetë shtëpi në l’Eliana, San Antonio de Benagéber dhe Paterna.

Grupi kriminal përbëhej nga shqiptare dhe serbe. Sipas burimeve ligjore, të arrestuarit akuzohen për krime kundër shëndetit publik, anëtarësim në grup kriminal dhe abuzim me energjinë elektrike, raporton Lasprovincias.

Krerët e bandës, dy trafikantë shqiptarë, mbanin punonjës në këto banesa, ku duhet të flinin nëpër ‘shtëpitë’ e barit për të monitoruar plantacionet. Shtatë nga nëntë individët e arrestuar në operacion u futën në burg të shtunën e kaluar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *