Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës Berat, Ervin Nelaj i cili u arrestua në shkurt të këtij viti për korrupsion në miratimin e lejeve të ndërtimit në këtë qytet.
Pas hetimeve 9 mujore, SPAK ka dalë në përfundim se janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Ervin Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta.
Këto përfitime janë marrë me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.
/Priza.al/