Aktorja me famë botërore, Maryl Streep ka treguar se ishte në depresion gjatë kohës që xhironte filmin “Djalli i veshur me Prada”.
Aktorja 71-vjeçare ndau kujtimet e saj të kohës kur xhironte filmin e famshëm, përvjetori i 15-të i së cilës po afron. Në këtë film, përkrah saj luanin Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci.
Roli i dominantes dhe të frikshmes Miranda Priestly, e detyroi të përdorte “aktrimin metodik”, një teknikë e zgjedhur nga aktorët për ta bërë performancën sa më të besueshme.
“Ishte e tmerrshme! Ndihesha e mjerë, ndërsa i dëgjoja të gjithë që shkundeshin nga të qeshurat. Isha në depresion. Ajo ishte hera e fundit që përdora teknikën metodike”, tha Streep.