Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të mërkurë me operatorët turistikë në Gjirokastër.
Në këtë takim Rama ka komentuar dhe krizën energjetike, ku tha se mund të ketë një mundësi për të shtyrë fashën prej 800 KW.
Rama tha se çdo gjë varet nëse do të ketë reshje shiu.
“Jemi duke parë do të krijohet dot një mundësi që të mos vendoset fasha në muajin Nëntor. Për t’u krijuar kjo mundësi duhet nga njëra anë të kemi reshje. Koha është shumë e bukur. Unë jam së bashku me kolegët dhe kolegët e qeverisë me një mërzi të brendshme sa herë hapim sytë dhe nuk shohim shi. Përveç reshjeve duhet edhe kursim”, tha ai.