Kryeministri Rama është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Kovacevskin, Von der Leyen dhe kryeministrin çek, Petr Fiala, në Bruksel, aty ku do të mbahet sot konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë.
Më herët, me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama shkruan se sot është një ditë e shënuar dhe krenari për vendin.
“Me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, shkruan Rama.