Diva e muzikës, Celine Dion ka njoftuar anulimin e të gjitha koncerteve të saj të planifikuara në vitin 2023.
Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, këngëtarja ka folur për herë të parë për problemet e saj shëndetësore dhe bën të ditur se së fundmi është diagnostikuar me një çrregullim shumë të rrallë neurologjik që i shkakton “spazma” dhe vështirësi në kordat e zërit.
Ky çrregullim i quajtur Stiff-person syndrome (SPS), prek 1 në 1 milion persona, specifikon Celine në videon e saj. Dion saktëson se ky çrregullim ndikon në jetën e saj të përditshme në shumë nivele. “Ndonjëherë kam shumë vështirësi në ecje dhe nuk mund të përdor gjithmonë kordat vokale për të kënduar ashtu siç do të doja”, shpjegon ajo e emocionuar.
Duke pasur parasysh gjendjen e saj shëndetësore, ylli thotë se nuk do të jetë “gati” për të rifilluar turneun e saj në Europë nga shkurti 2023. Tetë koncertet e planifikuara për këtë verë, përfshirë performancën e shumëpritur në Festivalin Vieilles Charrues në Carhaix (Finistère), janë anuluar. Organizata Vieilles Charrues ka njoftuar tashmë rimbursimin e më shumë se 55,000 biletave.