Mes lotësh dhe në vendin e 10-të, Valentino Rossi i jep lamtumirën MotoGP-së

Francesco Bagnaia ka fituar Çmimin e Madh të Valencias, etapën e fundit të kampionatit botëror të MotoGP. Piloti italian, triumfoi në suksesin e trefishtë të Ducatit ku pas tij u renditën Jorge Martìn dhe Jack Miller, që kompletojnë podiumin në tokën spanjolle.

Një fitore më tepër për statistikë, pasi titulli është fituar nga francezi i Yamaha, Fabio Quartararo, që në pistën e Valencias e mbylli në vendin e 5-të.

Vëmendjen më të madhe e mori lamtumira e Rossit, i cili e mbylli në vendin e 10-të. Emocionet ishin të mëdha për Rossin, që u përshëndet nga fansat e shumtë e kolegët e tij pas garës. Mbyllet kështu karriera 26-vjeçare e Rossit, mbushur me suksese, rekorde dhe tituj.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *