Mes të shoqes dhe ambasadores Kim, kë ka zgjedhur të ketë në tryezën e iftarit kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë mbrëmjen e sotme në iftarin e shtruar në Tiranë për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të Ramazanit.

Kreu i qeverisë shihet ulur në tavolinë, pranë bashkëshortes së tij, Linda. Kjo është dalja e parë e tij pas lënies së spitalit.

Në vend të kryeministrit, fjalën përpara të ftuarve në në iftar e mbajti Linda, e cila falenderoi mjekët dhe infermierët për përkujdesin që treguan ndaj tij.

“Jo çdo e keqe vjen vetëm për keq. Edhe apadesiti i Edit nuk ka ardhur për keq pasi falë ndërhyrjes për heqjen e tij, në vend që të dëgjoni një fjalë të gjatë, do të dëgjoni një përshëndetje të shkurtër nga unë. Ju uroj mirëseardhjen në këtë sofër tradicionale iftari, në të cilët myslimanët ndajnë bukën në përurje dhe respekt të një rituali të gjithpranuar që kremton njeriun, jetën dhe sakrificat dhe shpërblimet e saj. 110 vite më parë Këshilli i Lartë Mysliman, i drejtohet kryeministrisë me një shkresë për të lajmëruar themelimin e komuniteti mysliman shqiptar, me postulatin dashuria për atdheun rrjedh nga besimi, myslimanët kishin rrokur që në lidhjen e tyre një vizion paqeje në atdhe, dashuri dhe progres. Sot 100 vite më pas, ky vizion i paqes dhe progresit, është mëshiruar në fyryrën rrezatuese të harmonisë fetare. pasuri e çmuar e shqiptarëve dhe shembull për çdo vend ku shqiptarët jetojnë dhe punojnë.” – u shpreh Linda Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *