Deputeti i PD-së Flamur Noka ka reaguar në lidhje me bisedat në Whatsapp me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja gjatë seancës së sotme plenare. Noka thotë se ka komunikuar me Nikollën që t’i jepej fjala Berishës në Kuvend.
Përsa i përket mesazheve me ministrin e drejtësisë Ulsi Manja, ai shprehet se duhet të pyesin atë për bisedën duke hedhur poshtë akuzat për pazare me socialistët. Noka nënkupton se mes tyre ka pasur një debat në lidhje me qarkun e Dibrës pa dhënë më shumë detaje.
“Shoqata e Bravave sot nepermjes pengut te Kapllan Pallateve te 5 Majit paska ciceruar kunder meje. Une kurre nuk kam bere e as bej biseda per pallate te 5 Maji a tjeterkund, dhe as per para inceneratoresh sic ben kreu i shoqates me zevendesen e tij, apo media qe ju ben fushate atyre. Une kam komunikuar me Kryetaren e kuvendit qe ti jepet fjala ish Kryeministrit Berisha . Sms e tregon qarte.
Ulsiun ta pyesin se pse kam komunikuar. Nuk kam bere pazare qe te me fus ne pune gruan sic i ka kerkuar pengu i pallateve te 5 Majit . Flamur Noka i ka kerkuar te rrij larg pazareve Rama-Brava ne Diber .Jua thote vete ai pse debatuam.
Se kush ben pazare shqiptaret e kane pare ne 17 Maj,..Milionat dhe karriket e ministrave nga Edi Rama i kane marre vetem kllounet e shoqates Basha – Bardhi ndersa Flamur Noka bashke me gjithe demokratet e vertete kane marre burgjet e regjimit ,gazin lotsjelles dhe 6 pale zgjedhje te humbura si fature e pazareve Rama – Brava Ditet ne vazhdim do tregojne se pse deshtoi komisioni i inceratoreve e kush perfitoi e cfare ndodhi ne pazarin Rama-Brava”, shkruan Flamur Noka.
/Priza.al/